Telegrafi

Si do të jetë filmi i ri për King Kongun (Video)

Derisa është në përgatitje filmi i ri për King Kongun, është lansuar një paraqitje e shkurtër e filmit.

Një pjesë tjetër e filmit për gorillën ‘King Kong’ do të dalë në vitin 2017, transmeton lajmi.net.

Me protagonistë aktorët Brie Larson e Tom Hiddleston, King Kong është prezantuar në Comic Con, ndërsa pritet të jetë një hit në kinema vitin e ardhshëm, për faktin se gjenerata të reja dhe të vjetra janë fansa të kësaj krijese.

Për herë të parë, King Kong është prezantuar në vitin 1933 dhe që nga atëherë është treguar shpesh historia e tij me anë të ribërjes së filmave.