Site icon Telegrafi

Si do të duket Messi kur do t’i ketë 34 vjet dhe ku ishin Pele, Maradona e Cruyff në këtë moshë (Foto)

Askush nuk do të mund të qëndrojë në formë gjatë gjithë jetës, madje as një lojtar si Lionel Messi.

Sikurse që ka thënë sot Jose Mourinho, duhet ta shijojmë atë që bën argjentinasi tani, pasi pas pesë vitesh ai nuk do të jetë i njëjti dhe të gjithë do ta qajmë.

Por shtrohet pyetja: Si do të jetë Messi kur ai do t’i ketë 34 vite mbi supe?

Për shkak të përparimeve shkencore, futbollistët do të jenë në gjendje të luajnë në nivele më të lartë se ata që luanin në të kaluarën.

Lexo po ashtu Mourinho: Pas pesë vitesh, Messi do të bëjë 34 vjet dhe ne të gjithë do të qajmë

Kështu që numri 10 i Barcelonës do të luajnë në këtë nivel më mirë se që ka bërë Diego Maradona apo Pele.

Maradona, 34 vjeçar gjatë dënimit për shkak të dopingut

Në kohën kur Maradona ishte 34 vjeç, doli pozitiv në doping pas Kupës së Botës në vitin 1994, kampionati që nuk iu afrua paraqitjes së bërë në botërorin e vitit 1986.

Kur Pele ishte 34 vjeç, nuk ishte në formën më të mirë dhe kishte lënë Santosin për të vazhduar karrierën në New York Cosmos.

Pele i ri dhe në moshën 34 vjeçare

Një tjetër lojtar që futet tek ‘të mëdhenjtë e të gjitha kohërave’ është Johan Cruyff, i cili po ashtu në këtë moshë kishe luajtur në SHBA te Washington Diplomats.

Por ai pastaj u kthye edhe në Evropë ku luajti në nivel të lartë me klube si Levante, Ajax dhe Feyenoord. Në tri vitet e fundit në Holandë e fitoi edhe titullin e kampionit.

Cruyff i ri dhe në moshën 34 vjeçare kur luante në Amerikë

Duke parë Messi në mënyrë specifike, ai duhet të përshtat diçka ndryshe në lojën e tij nëse dëshiron të luajë në një nivel të lartë kur trupi i tij fillon të ngadalësohet.

Ajo se çfarë i sugjerohet Messit është që ai ë futet më thellën në sulm duke mos e kërkuar edhe aq shumë topin jashtë zonës, por të rrijë afër portës e të vazhdojë të shënojë.

Me aftësitë e tija ai do të jetë në gjendje të shënojë dhe të vendos ndeshje për skuadrën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version