Telegrafi

Si do të duket Interi nën drejtimin e Antonio Contes me Romelu Lukaku dhe Victor Moses – mungon në sulm Mauro Icardi

Interi ka vendosur për një verë me shumë ndryshime. Luciano Spalletti do të largohet, kur në vend të tij do të vijë Antonio Conte.

Conte është pa punë pasi që u shkarkua nga Blues verën e kaluar.

Sulmuesi Romelu Lukaku dhe anësori  Victor Moses, pritet të jenë blerjet e para.  Ajo çfarë vërehet është se Mauro Icardi, nuk është në planet e klubit.

Sipas talkSPORT.com, në portë do të mbetet Samir Handanovic.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Inter

Ajo çfarë do të ndryshojë është formacionin që do të bëhet 3-4-3.

Diego Godin do të jetë në qendër të mbrojtjes. Ai do të ndihmohet nga Milan Skriniar dhe Stefan de Vrij.

Këadëo Asamoah do të ishte një kandidat i dukshëm për krahun e majtë.

Radja Nainggolan dhe Marcelo Brozovic do të jenë mesfushorët me shumë gjasë.

Lautaro Martinez do të jetë në sulm, Lukakun dhe Ivan Perisic. /Telegrafi/