Interi ka vendosur për një verë me shumë ndryshime. Luciano Spalletti do të largohet, kur në vend të tij do të vijë Antonio Conte.
Conte është pa punë pasi që u shkarkua nga Blues verën e kaluar.
Sulmuesi Romelu Lukaku dhe anësori Victor Moses, pritet të jenë blerjet e para. Ajo çfarë vërehet është se Mauro Icardi, nuk është në planet e klubit.
Sipas talkSPORT.com, në portë do të mbetet Samir Handanovic.
Ajo çfarë do të ndryshojë është formacionin që do të bëhet 3-4-3.
Diego Godin do të jetë në qendër të mbrojtjes. Ai do të ndihmohet nga Milan Skriniar dhe Stefan de Vrij.
Këadëo Asamoah do të ishte një kandidat i dukshëm për krahun e majtë.
Radja Nainggolan dhe Marcelo Brozovic do të jenë mesfushorët me shumë gjasë.
Lautaro Martinez do të jetë në sulm, Lukakun dhe Ivan Perisic. /Telegrafi/