Ndryshime të rëndësishme po ndodhin në Audi pasi marka gjermane po shpreson që deri në vitin 2026 të elektrizojë krejtësisht linjën e saj.
Megjithatë, disa modele me lëndë djegëse janë ende në rrugë.
Së fundmi janë shpërndarë disa pamje të cilat shfaqin një paraqitje të modelit A7 elektrik, i cili pritet të prezantohet në vitin 2025.
A7 Avant vjen me fenerë të hollë LED, mjaft i ngjashëm me modelin aktual A6 Avant.
Për momentin, A6 dhe A6 Avant janë të disponueshëm si variante me benzinë, naftë, dhe hibride plug-in, varësisht prej tregut.
Fatkeqësisht, detaje rreth brendësisë së modelit të ri nuk ka.
Por, thuhet të jetë konkurrent i serisë 5 të BMW-së dhe Mercedes-Benz E-Class, andaj modeli i ri nga Audi pritet të ofrojë teknologji mbresëlënëse si ekrane të mëdha dhe veçori të avancuara të sistemit të drejtimit. /Telegrafi/