Telegrafi

Si do të dukej tabela e Ligës Premier nëse nuk do të përdorej VAR’i – City afër Liverpooit, Arsenali mbi Tottenhamin

VAR’i është kritikuar shumë në edicionin e parë në Ligën Premier, me disa vendime kontroverse.

Përfshirja e Video Asistentit të Gjyqtarit nuk është mirëpritur në Angli, pasi shumë skuadra kanë pësuar nga gabimet.

Daily Mail ka arritur të përmbledhë vendimet që janë bërë nga VAR-i e që po mos të ishte, tabela do të dukej më ndryshe.

Tabela aktuale (Foto: FlashScores)

Liverpooli do të vazhdonte të ishte lider, mirëpo me pesë pikë më pak, ndërsa Manchester City do të kishte gjashtë më shumë.

Wolverhampton Wanderers do të ishin në vendin e tretë me shtatë pikë më shumë, derisa Chelsea do të kishte një pikë më shumë në vendin e katërt.

Manchester United do të qëndronte në pozitën e pestë të ndjekur nga Leicesteri me një pikë më pak.

Arsenali do të qëndronte në vendin e tetë dhe jo në të dhjetin ku gjendet aktualisht, derisa aty do të ishte Tottenhamit me minus shtatë pikë më pak. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail