Telegrafi

‘Si i shpëtoi Fabinho kartonit të kuq’ – reagime të shumta të tifozëve për mospërjashtimin e mesfushorit të Liverpoolit

(Foto: Screenshot/The Sun)

Fabinho i ka shpëtuar kartonit të kuq pa një ndërhyrjeje brutale ndaj Evan Fergusonit të Brightonit.

Mesfushori kishte hyrë në fushë vetëm dy minuta më herët në ndeshjen e Kupës FA, të cilën Liverpooli e humbi, para se t’i ndërhynte nga prapa sulmuesit të ‘Seagulls’.

Futbollistit të Redsave iu dha karton i verdhë, ndërsa VAR-i nuk reagoi për ta ndryshuar në të kuq.

Ky vendim ka nxitur reagimin e tifozëve, të cilët nuk kanë mundur të besojnë pse Fabinho nuk u përjashtua nga loja.


Disa nga reagimet e shumta në rrjetet sociale:

“Fabinho e dinte qartë se ishte i kuq, ndërsa ata nuk ia dhanë”.

“VAR-i është absolutisht një shaka. Ndërhyrja e Fabinhos në Fergusonin është kartoni i kuq më i pastër dhe i dukshëm që do të mund ta shihni gjithë sezonin”.

“Ajo ndërhyrje e Fabinhos një nga më të këqijat që ke mundur ta shohësh”.

“Absolutisht shokuese. Si është e mundur që VAR-i të mos e konvertojë në karton të kuq”.

“Duhej të ishte direkt karton i kuq për Fabinhon. Shpresoj që Ferguson të jetë mirë…”.


Lexo po ashtu Brightoni eliminon Liverpoolin nga FA Cup - sekondat e fundit ishin fatal për The Reds

Ferguson u largua nga loja dhe u zëvendësua me Deniz Undav, ndërsa shkoi drejt tunelit me asistencë. /Telegrafi/

(Foto: AP)

 

(Foto: Reuters)