Telegrafi

Si po e ndihmojnë Ukrainën vendet anëtare të NATO-s?

Që nga pushtimi rus i Ukrainës në fund të shkurtit 2022, NATO nuk ka dërguar trupa në Ukrainë apo të ketë përforcuar ndonjë zonë hapësinore mbi këtë vend, nga frika se kjo mund të fuste në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Megjithatë, anëtarë të caktuar kanë furnizuar me armë Ukrainën, me qëllim që të mund të mbrohet nga agresioni rus, transmeton Telegrafi.

Organizata gjermane hulumtuese Kiel Institute, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara tashmë kanë alokuar 50.4 miliardë euro si ndihmë ushtarake për Ukrainën, derisa vendet evropiane – Danimarka, Gjermania, Holanda, Poloania dhe Britania e Madhe i kanë alokuar 32 miliardë euro.

Lexo po ashtu Samiti i NATO-s: Pse të gjithë i kanë sytë nga fjalimi i Bidenit?

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Turqia dhe vendet e tjera i kanë siguruar armë antitank, raketa të mbrojtjes ajrore, artileri, tanke dhe dronë ushtarakë. SHBA, Britania dhe Franca i kanë dhënë gjithashtu edhe raketa me rreze të gjatë veprimi.

Në Samitin e NATO-s në Washington, presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se SHBA do t’i bashkohen partnerëve si Gjermania, Italia, Holanda dhe Rumania që t’i dhurojnë raketa tjera për sistemin raketor Patriot, me qëllim që ukrainasit të rrisin mbrojtjen ajrore. /Telegrafi/