Siç edhe është e ditur myslimanët në mbarë botën do të kalojnë muajin e shenjtë të Ramazanit nën mbyllje dhe kufizime të forta për shkak të shpërthimit të coronavirusit që ka paralizuar vendet e tëra.
Ramazani është muaji më i shenjtë për myslimanët, në të cilin ata agjërojnë gjatë orëve të ditës, luten dhe ndajnë gjithashtu ushqimet për komunitetet.
Por, me rregulla të rrepta dhe direktivave distancuese fizike të zbatuara për të kufizuar përhapjen e sëmundjes shumë ngjitëse COVID-19, shumë nga ritualet dhe traditat e Ramazanit do të kufizohen këtë vit.
Dhe të njëjtin fat do ta kenë edhe myslimanët në Gjermani.
Siç shkruan Deutsche Welle, atje, Ramazanin e këtij viti nuk kanë për ta harruar lehtë as besimtarët myslimanë në Gjermani.
Ai i gjeti me xhami të mbyllura edhe pse në maj lejohet hapja graduale por vetëm duke respektuar kufizimet.
Për Deutsche Wellen, ata kanë rrëfyer çfarë ka qenë më e vështirë për ta këto ditë. /Telegrafi/