Telegrafi

Si përgatiten snajperistët “Fantazmë” të Ukrainës drejt një misioni luftarak

Ushtria ukrainase ka publikuar një video ku grupi i snajperistëve i quajtur “Fantazma” të Brigadës Presidenciale, shihen derisa përgatiten për të shkuar drejt një misioni luftarak.

Në pamjet e publikuara në X (ish- Twitter), snajperistët mund të vërehen derisa vendosin rrobat e tyre kamufluese, furnizohen me armatim të duhur dhe nisen më pas drejt cakut, transmeton Telegrafi.

Pasi të kenë mbërritur drejt një zone operative, njëri prej snajperistëve shihet derisa aktivizoi snajperin për të gjuajtur në drejtim të caqeve ruse.

Më pas, ai dhe kolegu i tij u nisën drejt një zone operative tjetër. Në video ishin së paku pesë snajperistë dhe ky grup operon pranë Bakhmutit.

Grupi “Fantazmat e Bakhmutit” kanë operuar me muaj të tërë në skajet e Bakhmutit, qyteti ku janë zhvilluar luftimet më të përgjakshme prej se ka filluar lufta në Ukrainë. /Telegrafi/