Në Manchester të Anglisë, shoferi i një furgoni e ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar sipër një Ferrari.
Kalimtarët kanë shikuar me mosbesim, kur kanë parë furgonin që i përkiste një furre buke, sipër veturës luksoze që kushton 100 mijë euro, transmeton Telegrafi.
Gjithçka ka ndodhur aq shpejtë sa që nuk dihet arsyeja e saktë e kësaj ndodhie.
Por, asfalti i lagur i mëngjesit, dyshohet të jetë shkaktari kryesor.
Të dy drejtuesit me makinave, kanë shpëtuar pa lëndime. /Telegrafi/