Aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger, së fundmi është kthyer në vazhdimin e radhës të filmit për Terminatorin që kësaj radhe quhet “Terminator Genisys”.
Në pjesë të caktuara të filmit ekzistojnë disa versione tjera të 67 vjeçarit që kanë dallime në moshë.
Producentët David Ellison dhe Dana Goldberg kanë treguar se në këtë film janë “katër Arnolda të ndryshëm” dhe ata janë të moshave të ndryshme, transmeton koha.net.
“Shumica e dukjeve të Arnoldit janë ‘synthespians’ (karakteri tredimensional i një njeriu i bërë me ndihmën e kompjuterit me qëllim që të simulojë performancën si i gjallë në film) apo CGI (Computer-generated imagery), ku aktori duket më i ri si kur ka qenë i ri, duke përfshirë Terminatorin nga filmi origjinal i vitit 1984”.
“Nëse e shihni Arnoldin si të ri në këtë film dhe nëse mendoni që është i vërtetë, atëherë ne me të vërtetë kemi bërë punën tonë ashtu si duhet”, ka thënë Ellison në premierën e filmit.