Site icon Telegrafi

Si ndikojnë menstruacionet në karrierën e një gruaje?

Shumë gra nuk do të befasohen nga rezultatet e një anketimi të BBC-së ku më shumë se gjysma e grave punëtore kanë thënë se kanë përjetuar dhimbje menstruale, e cila ka ndikuar në aftësinë e tyre për ta kryer detyrën e caktuar

Por, përderisa disa gra raportojnë për ‘harxhim të energjisë dhe motivimit’ gjatë menstruacioneve, disa tjera thonë se performojnë më mirë në detyrat fizike dhe mendore gjatë asaj periudhe të muajit.

Kjo mund të jetë për shkak të variacioneve në të cilat gratë reagojnë ndaj ndryshimeve hormonale gjatë ciklit mujor, transmeton Telegrafi.

Përderisa detyrat intelektuale – si kompletimi i një enigme logjike apo kryerja e një testi të inteligjencës – varen nga qarqet elektrike në tru, ajo se sa mirë performojnë neuronet kryesisht varet nga “fuqizimi hormonal” i cili i rrethon ato.

Estrogjeni dhe progesteroni – hormonet femërore të seksit – mund të ndryshojnë sistemin e trurit, duke ndikuar në motivimin dhe atë se sa të mprehtë ndjeheni, por kjo nuk është e parashikueshme pasi që disa gra ndjehen më së miri pas një jave që i kanë përfunduar menstruacionet, përderisa disa tjera ndjehen njësoj.

Normalisht, dhimbjet menstruale ndikojnë edhe në aftësinë mendore – arsye tjetër se përse është ide e mirë që kompanitë ta fusin në fuqi pushimin menstrual. /Telegrafi/

Exit mobile version