Quique Setien ka mbajtur konferencën e parë për media në prezantimin e tij si trajner i Barcelonës.
Spanjolli zëvendësoi bashkëkombësin e tij, Ernesto Valverden, që u shkarkuar shkaku i rezultateve të dobëta.
Gazetari e ka pyetur strategun e ri se si ndihet që do ta ketë nën urdhra Lionel Messin.
“Jo vetëm atë (Messin), unë e kam shijuar lojën e Barcelonës për 12-13 vitet e fundit”, ka thënë ai.
“U kam thënë edhe disa lojtarëve aty, Messi është një lojtar special, unik, mirëpo e kam shijuar futbollin e tyre në këto vite”, i është përgjigjur ai gazetarit.
Setien shpreson që të fitojë shumë trofe me katalunasit, gjersa ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/
💡 @QSetien on watching #Messi and the team play over the years. pic.twitter.com/xXP8CuvasS
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 14, 2020