Site icon Telegrafi

Si mundet Kosova të tërhiqet nga një marrëveshje ndërkombëtare? Hoti: Ligji e përcakton, Qeveria të kalojë nga fjalët në vepra, ndryshe quhet mashtrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti kanë pasur një përplasje verbale në seancën e sotme të Kuvendit, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Deputeti i LDK-së më pas në një postim në Facebook shkruan se Ligji e përcakton si mundet Kosova të tërhiqet nga një marrëveshje ndërkombëtare.

“Ligji e përcakton si mundet Kosova të tërhiqet nga një marrëveshje ndërkombëtare. Qeveria duhet të marrë vendim për këtë dhe ta sjell në Kuvend”, shkruan Hoti.

Ai më tej thotë se duhet kaluar nga fjalët në vepra, ndryshe quhet mashtrim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version