Telegrafi

Si mund t’i fitojë Atalanta mbi 130 milionë euro nga klubet e Ligës Premier – tre yjet e tyre më të kërkuarit në treg

Rasmus Hojlund iu bashkua Manchester United për mbi 75 milionë euro verën e kaluar dhe tani tre nga ish-shokët e tij të skuadrës në Atalanta mund t’i bashkohen atij në Ligën Premier sezonin e ardhshëm, ku klubet angleze si Liverpool, Tottenham dhe normalisht Djajtë e Kuq janë vënë pas tyre.

10 golat e Hojlund në 34 ndeshje të Atalantan sezonin e kaluar e bindën Manchester Unitedin të investonte 75 milionë euro plus bonuse për të nënshkruar me sulmuesin danez nga La Dea, por më shumë lojtarë të Nerazzurrëve po bëjnë përshtypje edhe këtë sezon dhe tashmë janë shënjestruar nga klubet e Ligës Premier.

Mes tyre është edhe italiani Giorgio Scalvini, i cili së fundmi ka zgjatur kontratën me Atalantën dhe pritet të përfshihet në Euro 2024 këtë verë.

20-vjeçari është i destinuar të bëhet një nga mbrojtësit më të mirë italianë. Ai ka grumbulluar tashmë shtatë paraqitje me Italinë dhe ka luajtur 68 ndeshje në Serie A me Atalantën.

Interi është gjithashtu adhurues prej kohësh i Scalvinit, por Manchester United ka fuqinë financiare për të mposhtur Nerazzurrët në verë, por Beppe Marotta duhet të shes një nga lojtarët më të mirë të Interit në fund të sezonit. Çmimi i vendosur nga Atalanta për Scalvinin është rreth 50 milionë euro.

Lexo po ashtu Zbulohen shpenzimet e secilit klub të Serie A për paga - Juventus kryeson renditjen para Interit, Romës dhe Milanit

Një tjetër lojtar i Atalantës i lidhur me një lëvizje në Angli është Teun Koopmeiners, ndoshta lojtari më i tyre Atalantës këtë sezon.

Mesfushori holandez ka shtatë gola dhe katër asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat dhe Liverpooli është ndër klubet që monitorojnë 25-vjeçarin për sezonin 2024/25.

Megjithatë, edhe Juventusi është shumë i interesuar për mesfushorin e gjithanshëm, ndërsa çmimi i kërkuar për të është 40 milionë euro.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, mesfushori brazilian Ederson ka tërhequr gjithashtu interes nga disa klube të mëdha në Angli, veçanërisht Tottenham dhe Newcastle.

Lexo po ashtu Berat Gjimshiti, lideri i heshtur që po e udhëheq Shqipërinë drejt evropianit: Jemi grup i bashkuar, sakrifikojmë të gjithë për njëri-tjetrin

Ederson është një nga ‘të paprekshmit’ e Gian Piero Gasperini, i cili ka shënuar gjashtë gola në 27 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Ai iu bashkua Atalantës për gati 22 milionë euro në vitin 2022, kështu që, parashikohet se La Dea do të kërkojë të paktën 40 milionë euro për 24-vjeçarin në qershor, ndërsa kontrata e tij me klubin shkon deri në vitin 2026.

Nëse Atalanta vendos t’i shes këta tre lojtarë, atëherë do të fitonte mbi 130 milion euro./Telegrafi/