Telegrafi

Si mund të zhvillohet lufta në lindje të Ukrainës?

Me një ofensivë të pritshme të ripërtërirë ruse në rajonin lindor të Donbasit, ekspertja për çështjet bashkëkohore të sigurisë së Rusisë, Dr. Aglaya Snetkov ka folur për mënyrën sesi mund të zhvillohet konflikti atje.

Në këtë drejtim, siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, ajo ka parashikuar se cila do të jetë strategjia e Rusisë?

“Ne jemi duke parë një luftë të ngadaltë të shkatërrimit”, thotë Snetkov, duke shtuar se “rusët do të përqendrohen në shkatërrimin e pozicioneve dhe infrastrukturës ukrainase”.

Ajo thotë se Putini do të sulmojë nga veriu dhe nga Mariupoli, në jug – duke krijuar presione për të nxjerrë “lëshime nga Ukraina”.

Por si do të duken luftimet?

Snetkov beson se Rusia mund të synojë të godasë më shumë infrastrukturë hekurudhore, por ka frikë se do të ketë edhe më shumë viktima civile.

“Nëse ata po planifikojnë të marrin nën kontroll zona në lindje duke i bombarduar ato, në këtë fazë nuk e dimë”.

Sidoqoftë ajo mendon se do të duhet pak kohë që pajisjet e rënda ushtarake të mbërrijnë në Donbas, veçanërisht nëse udhëtojnë nga Bjellorusia ose Rusia.

Si mund të ndryshojnë gjërat?

Ndërkohë, ajo vlerëson se emërimi i gjeneralit Aleksandër Dvornikov nga Rusia për të mbikëqyrur pushtimin mund ta bëjë strategjinë operacionale ruse më të koordinuar – me më pak gjeneralë të dërguar në vijën e frontit.

“Ajo që ka qenë befasuese deri më tani është se rusët nuk kanë pasur shef komandimi, ose të paktën ne nuk e kemi ditur se kush ishte”. /Telegrafi/