Thomas Tuchel raportohet se do të jetë trajneri i ri i Chelseat, me The Blues që do të shkarkojnë Frank Lampardin.
Skuadra londineze nuk është e kënaqur me trajnerin anglez që shpenzoi mbi 200 milionë euro në këtë vit për t’i realizuar transferimet e tij.
Lampard nuk po e gjen formulën e suksesit, andaj Roman Abramovich ka kërkuar nga bordi i klubit që të veprojnë sa më parë.
Sipas asaj që raporton SunSport, The Blues mund të bëjnë ndryshime rrënjësore në skuadër me ardhjen e Tuchel në Stamford Bridge.
Trajneri tashmë është shkarkuar nga Paris Saint-Germain, e që vendin e tij do e zë ish-strategu i Tottenhamit, Mauricio Pochettino.
Nëse Tuchel kalon te Chelsea, atëherë rrugën e tij mund të ndjekin Marco Verratti, Mauro Icardi dhe Kylian Mbappe që do të bëhej transferimi rekord në histori të futbollit.
Padyshim se me këtë skuadër, blutë do të dominonin në Ligën Premier, mirëpo edhe në Evropë, duke ditur çfarë lojtarë cilësor do të posedonin. /Telegrafi/