Telegrafi

Si mund të duket VW Jetta e re

Revista e njohur gjermane, Auto Bild, ka bërë një render të pamjes së mundshme të gjeneratës së re të modelit Volkswagen Jetta, i cili pritet të dalë për shitje në fund të vitit 2017 (modeli aktual është shfaqur para pesë viteve).

Kjo veturë, sipas njoftimeve të tanishme, do të jetë më e madhe në krahasim me atë aktuale, me enterier më të gjerë dhe hapësirën më të madhe në bagazh, si dhe me material kualitativ dhe me teknologjinë më të mirë në segment.

Ashtu siç pritej, Jetta e re do të bazohet në platformën VW MQB, ndërsa sa i përket pamjes (eksterierit), ndoshta vëmendje më të madhe do duhej të tërhiqte pjesa e pasme e çatisë me stil të Coupes, transmeton Koha.net.

Përveç gamës së motorëve me benzinë dhe me naftë, mund të pritet edhe versioni hibrid.

Detajet tjera në lidhje me këtë veturë nuk janë bërë të ditura.