Pronarët e rinj të mundshëm Manchester United nga Katari nuk kanë një vlerë neto aq të madhe sa shumë nga rivalët e tyre në Ligën Premier, dhe ata mund të jenë më mirë me Sir Jim Ratcliffe.
Tifozët e United janë duke u përgatitur për atë që mund t’i pres në një të ardhme relativisht të afërt, me familjen Glazer që kërkon të shesë klubin.
Man United mund të jetë në duart e pronarëve të rinj deri në muajin prill, dhe sigurisht deri në fund të sezonit aktual, i cili do t’i jepte fund 18 viteve të pronësisë së Glazers.
Të premten, ishte dita e fundit për të bërë ofertë për klubin nga Old Trafford, dhe zyrtarë nga Katari e Sir Jim Ratcliffe kanë dorëzuar ato me sukses.
Së pari – kryetari Katarit, Sheikh Jassim Bin Hamad Al Thani u konfirmua se kishte bërë një ofertë dhe, të shtunën, njeriu më i pasur i Britanisë, Sir Jim Ratcliffe, njoftoi përmes INEOS se ai ishte ofertuesi i dytë.
Por, më poshtë mund të shikoni se ku qëndrojnë dy pronarët e mundshëm të United, në krahasim me të tjerët e klubeve të Ligës Premier:
22) Brentford – Matthew Benham – 250 milionë funte
21) Nottingham Forest – Evangelos Marinakis – 505 milionë funte
20) AFC Bournemouth – Bill Foley – 1 miliard funte
19) Southampton – Dragan Solak dhe Katharina Liebherr – 1.05 miliard funte
18) Brighton and Hove Albion – Tony Bloom – 1.3 miliard funte
17) Leicester City – Familja Srivaddhanaprabha – 1.41 miliard funte
16) Manchester United (pronar i ri i mundshëm) – Sheikh Jassim Bin Hamad Al Thani – 1.56 miliard funte
15) Everton – Farhad Moshiri – 2.5 miliardë funte
14) Leeds United – Andrea Radrizzani – 3.3 miliardë funte
13) Manchester United – Familja Glazer – 13.8 miliardë funte
12) Crystal Palace – John Textor, Steve Parish, Joshua Harris, David S Blitzer – 4.4 miliardë funte
11) Tottenham Hotspur – Joe Lewis dhe Daniel Levy – 4.8 miliardë funte
10) Wolves – Guo Guangchang, Liang Xinjun, Wang Qunbin – 5.7 miliardë funte
9) West Ham – David Sullivan, Daniel Kretinsky – 6 miliardë funte
8) Fulham – Shahid Khan – 7.4 miliardë funte
7) Liverpool – John W. Henry & Tom Werner – 8.1 miliardë funte
6) Aston Villa – Wes Edens dhe Nassef Sawiris – 9.7 miliardë funte
5) Arsenal – Stan Kroenke – 10.65 miliardë funte
4) Pronari potencial i Manchester United – Sir Jim Ratcliffe – 10.9 miliardë funte
3) Chelsea – Todd Boehly, Clearlake Capital Group, Hansjorg Wyss & Mark Walter – 13 miliardë funte
2) Manchester City – 23.2 miliardë funte
1) Newcastle United – Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite, PCP Capital Partners, RB Sports & Media – 479 miliardë funte. /Telegrafi/