Këshilltari i ministrit të Jashtëm ukrainas Anton Gerashchenko ka postuar një video të vjetër të Yevgeny Prigozhin, ish-kreut të grupit famëkeq mercenar rus Wagner.
Ai kishte paralajmëruar shumë kohë më parë, se Kievi do të tentojë të kryej sulme brenda territorit të Rusisë siç është rajoni i Belgorodit, transmeton Telegrafi.
Ndryshe njësi të shumta të vullnetarëve rusë që luftojnë përkrah ukrainasve, prej më shumë se dy ditësh janë duke kryer sulme brenda territorit të Rusisë, kryesisht qytete që gjenden përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë.
E Prigozhin për të cilin u tha se humbi jetën si pasojë e rrëzimit të aeroplanit, në të cilin gjendeshin edhe disa bashkëpunëtorë të ngushtë, pati thënë se ukrainasit me këto veprime do të tentojnë të destabilizojnë politikën e brendshme të Rusisë.
Në anën tjetër, zëdhënësi i zyrës së inteligjencës ushtarake ukrainase, Andrii Yusov, u tha se inteligjenca e vendit të tij nuk ka fakte të besueshme që do të mund të konfirmonin se kreu i Wagnerit, është i vdekur.
“Inteligjenca ukrainase nuk ka fakte të besueshme që mund të konfirmojnë që themeluesi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, ka vdekur. Nuk ka të dhëna për këtë. Nuk ka fakte që na do të na lejonin të pretendojmë se Prigozhin është i vdekur”, shtoi Yusov. /Telegrafi/
An archival video of Prigozhin warning about the threat to Belgorod.
By the way, yesterday, the speaker of the Main Directorate of Intelligence of the Ministry of Defence of Ukraine, Andrii Yusov, said:
"Ukrainian intelligence has no reliable facts that could confirm that the… pic.twitter.com/9giFtmXnpC
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) March 14, 2024