Telegrafi

Si ka reaguar DiCaprio sa herë që nuk ka e fituar Oscarin (Video)

Pavarësisht se ai është një nga më të famshmit dhe më të paguarit në industrinë filmike, është një çudi e madhe që Leonardo DiCaprio akoma nuk e ka fituar çmimin Oscar.

Por, ndoshta më në fund DiCaprio do të marrë një Oscar në saje të rolit në filmin “The Revenant”.

DiCaprio deri më tani është nominuar gjashtë herë për statujën e artë, por fansat e aktorit e mbajnë mend fytyrën e Leos të frustruar pas çdo ceremonie, transmeton Telegrafi.

Ndërsa duke pritur për ceremoninë e 88-të të Oscar, po ju paraqesim edhe disa prej reagimeve humbëse të DiCaprios.

Këta janë konkurrentët e tij këtë vit: Bryan Cranston (“Trumbo”), Matt Damon (“The Martian”), Michael Fassbender (“Steve Jobs”), Eddie Redmayne (“The Danish Girl”). /Telegrafi/