Neymar është tashmë edhe zyrtarisht lojtar i Al Hilal.
Sulmuesi brazilian u largua nga Paris Saint-Germain, për t’u bërë ylli i radhës që shkon në Lindjen e Mesme.
Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Al Hilal, ndërsa PSG thuhet se do të përfitojë 90-100 milionë euro nga shitja e tij.
Javën e kaluar kur doli lajmi se Neymar ka arritur marrëveshje me Al Hilal, u bë e ditur se ai do të fitonte 160 milionë euro për dy sezone.
Mirëpo, tani shifra e saktë është zbuluar nga Fabrizio Romano që bënë të ditur se lojtari do të fitojë 300 milionë euro për dy vite.
Paga e tij mund të shkojë deri në 400 milionë euro, nëse arrihen disa objektiva, që janë në formë të bonuseve.
Ai po ashtu do të fitojë mbi 500 mijë euro për çdo postim që bënë në llogarinë e tij në Instagram, duke e çuar këtë shifër afro 500 milionë eurove. /Telegrafi/
Official, confirmed. Neymar Jr joins Al Hilal on $300m package record salary in two years, no option to extend 🚨🔵🇸🇦
Salary could go up to potential $400m total until 2025 based on add-ons & commercial deals.
Deal completed by his father Neymar Pai and super agent Pini Zahavi. pic.twitter.com/M3YDaFsWQ0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 15, 2023