Site icon Telegrafi

Si iu ndanë në dy klube Drita dhe Gjilani dhe si filloi rivaliteti – Bekim Isufi zbulon detaje interesante

Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte trajneri i FC Malishevës, Bekim Isufi.

Ish-lojtari i njohur ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet, duke filluar që nga ndarja në dy klube në rastin e Dritës dhe Gjilanit.

“Unë kam qenë pjesë ku është bërë ndarja e dy klubeve (Gjilanit dhe Dritës) në vitin 1995”, ka thënë fillimisht Isufi.

“Në një ndeshje të play-off-it shkojmë dy ekipe, dy klube të Dritës, por të ndarë në dy kryesi dhe të luajmë kundër Prishtinës në fushën e 2 Korrikut në Dragodan”.

“Aty arrihet një marrëveshje që të paraqiten lojtarët që kanë luajtur gjatë atij viti”, ka shtuar më tej trajneri i Malishevës.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Isufi i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent Fix , LaskoPro Transport dhe Muqa Solar./Telegrafi/

Exit mobile version