Site icon Telegrafi

Si e ndryshon martesën lindja e fëmijës së parë?

Ka aq shumë arsye për t’u ndier të gëzuar kur çiftet fillojnë udhëtimin e tyre për t’u bërë prindër: zgjedhjen e një emri, rregullimin e dhomës së foshnjës, blerjen e rrobave dhe gjësendeve të tjera.

Në mesi e të gjitha këtyre obligimeve , çiftet shpesh harrojnë të mendojnë sesi duhet të veprojnë për ta ruajtur lidhjen e tyre pas lindjes së foshnjës.

Kjo sepse ndonjëherë është e vështirë të imagjinohet se diçka aq e çmuar si një i porsalindur mund t’i shkaktojë çifteve aq shumë ankth në marrëdhënie, shkruan psikologjia.org, transmeton KosovaPress.

Studimi i kryer nga Drs. John dhe Julie Gottman, tregon se pothuajse dy e treta e çifteve raportojnë një rritje të pakënaqësisë në marrëdhëniet e tyre deri në tre vjet pas lindjes së foshnjës. Çfarë kanë bërë ndryshe  1/3 e çifteve që kanë raportuar rezultatet pozitive? Sipas studimit, ata ishin në gjendje për të ndarë këtë periudhë  tranzicioni së bashku, kishin një ndjenjë të fortë të miqësisë, praktikuan menaxhimin e drejtë të konflikteve, dhe trajtuan në ekip apo së bashku  nevojat e ndryshme të foshnjës.

Identiteti i një familje ndryshon në mënyrë drastike kur një fëmijë i ri vjen në jetë. Ky ndryshim drastik bën që prindërit e rinj të ndjehen të mbingarkuar – gjë  e cila mund të çojë në rritjen e stresit. Prindërit e rinj në këtë fazë përballen me një rënie në marrëdhëniet seksuale dhe në intimitet.  Ata më tepër  luftojnë me atë se si t’i ndajnë përgjegjësitë familjare dhe nevojat e foshnjës me njëri-tjetrin në mënyrë të drejtë. Duke analizuar se cili partner ka fjetur më shumë natën e kaluar, ose rendi i kujt është të bëjë darkën, shpesh i kthen ata në armiqësi dhe fjalosje. Bisedat në lidhje me paratë, stilet prindërore, dhe pritjet për marrëdhënie janë të tensionuara dhe stresuese.

Ndryshimet fizike që ndodhin si pasojë e privimit nga gjumi dhe lodhjes fizike, e rritin mundësinë për depresion, nervozizëm, dhe stres. Në mënyrë të veçantë, nënat mund të përjetojnë ndryshime hormonale për deri në një vit pas lindjes. Është shumë e rëndësishme që gjatë kësaj kohe të dy partnerët të kujdesen për shenjat dhe simptomat e çrregullimeve të humorit pas lindjes.

T’u bërit prind ka të bëjë me udhëtimin, e jo me destinacionin. Kjo ndodhi do t’ju ndihmojë të zhvilloheni në kohën tuaj, në stilin dhe rrugën tuaj. Është e rëndësishme t’i mbani mend disa gjëra për ta mbajtur marrëdhënien të fuqishme. Kuptoni se ju dhe partneri nuk jeni i vetmi çift duke u munduar të bëheni prind të mirë. Ndryshimet drastike që shoqërojnë ardhjen e një fëmije janë normale, dhe nuk do të thotë se këto janë shenja të një martese të trazuar. Qëndrimi pozitiv dhe ofrimi i kohës për njëri-tjetrin do t’ju vë në rrugën për të krijuar një familje të lumtur dhe të shëndetshme.

Exit mobile version