Site icon Telegrafi

Si e ndihmuan Juve dhe Paratici njëri-tjetrin, megjithëse ish-drejtori nuk ka aspak raporte të mira me bordin e Zonjës së Vjetër

(Foto: Twitter/Tottenham Hotspur)

Juventusi dhe ish-drejtori i klubit, Fabio Paratici, në një formë e ndihmuan njëri-tjetrin gjatë afatit kalimtar të janarit, edhe pse drejtori i tanishëm i Tottenham Hotspur nuk ka pasur raporte të mira me ish-punëdhënësin.

Afati dimëror ishte aktiv për dy klubet. Zonja e Vjetër nënshkroi me Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria, ndërsa Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur u transferuan te Spursat.

Uruguaiani nënshkroi për klubin anglez për 19 milionë euro plus gjashtë të tjera në formë shtesash, derisa suedezi është huazuar për një vit e gjysmë për 10 milionë euro, me opsionin e blerjes për 35 milionë euro të tjera.

Asnjëri prej tyre nuk ishte startues i rregullt në ekipin e Massimiliano Allegrit, ashtu që shitja e tyre për një shumë të kombinuar prej 71 milionë eurosh duke i përfshirë edhe shtesat, padyshim se i përmirëson financat e Bianconerëve që kishin deklaruar humbje prej 210 milionë eurosh në edicionin 2020/2021.

Lexo po ashtu Si mund të rreshtohet Juventusi pas afatit të shkëlqyer të transferimeve

Football Italia mëson se Paratici, tash drejtor sportiv i Tottenhamit, nuk ka raporte të mira me disa prej drejtorëve të Juves dhe nuk është befasi që bisedimet janë zhvilluar përmes ndërmjetësve. Sidoqoftë, ai i ka ndihmoi ish-klubit me transferimin e dy lojtarëve në Londrën Veriore.

Por, në të njëjtën kohë, edhe bardhezinjtë e kanë ndihmuar drejtorin e Spursave me dy futbollistët, meqenëse ka pasur lojtarë të tjerë që e kanë refuzuar kalimin te klubi anglez. Adama Traore dhe Luis Diaz ishin shënjestrat e Tottenhamit, por ata zgjodhën Barcelonën dhe Liverpoolin, respektivisht.

Tash u mbetet dy trajnerëve, Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri, që të nxjerrin më të mirën nga transferimet e reja për të siguruar kualif8ikimin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version