Telegrafi

Si e ndihmoi Sadio Mane, Chelsean në transferimin e Nicolas Jackson

Nënshkrimi i Chelseat, Nicolas Jackson, pranon se ka folur me shokun e skuadrës së Senegalit, Sadio Mane, përpara se të largohej nga Villarral.

Sulmuesi i Bayern Munichut luajti nën urdhrat e trajnerit të ri të Chelseat, Mauricio Pochettino kur ishin së bashku te Southampton.

“Unë fola me Sadio Mane për të (Pochettinon) dhe ai më foli shumë mirë, tha gjëra të mahnitshme për të”, ka deklaruar Jackson.

Lexo po ashtu Sulmuesi i ri i Chelseat cilësohet si "Neymar i ri" - Blutë shpresojnë për gola nga reprezentuesi senegalez

“Sadio më tha se trajneri do të më ndihmojë shumë të përmirësohem dhe të bëj mirë nëse dëgjoj atë që më thotë, kështu që është pikërisht ajo që do të bëj”.

“Unë gjithmonë jap më të mirën time dhe jap 100 për qind dhe gjithmonë e ndihmoj ekipin, sepse dua të arrij gjëra si person dhe si grup”.

“Dua më shumë arritje, kështu që shpresoj se nëse punoj shumë këtu ato gjëra do të vijnë dhe ne do t’i arrijmë gjërat së bashku në Chelsea, me mbështetjen e bashkëlojtarëve të mi dhe tifozëve”, ka shtuar më tej sulmuesi senegalez. /Telegrafi/