Gary Lineker parashikoi në mënyrë perfekte trajektoren e karrierës së Neymar pasi u largua nga Barcelona për te PSG në 2017.
Një ditë para se transferimi i brazilianit të konfirmohej zyrtarisht, Lineker shkroi në Twitter: “Oh Neymar, ka vetëm një drejtim për të shkuar nga Barcelona dhe kjo është mbrapa”.
Gjashtë vjet më vonë, Neymar është në prag të bashkimit me Al-Hilal pasi ra dakord për një kontratë dyvjeçare me një pagë të madhe prej 150 milionë euro në vit.
Në gjashtë vitet e tij në Paris, lojtari u rrënua vazhdimisht nga lëndimet, duke munguar në ndeshjet më vendimtare për ta.
Ai mendohej se do të ishte ai që do të thyente dominimin e Messit dhe Ronaldos për Topin e Artë, por tani po shkon drejt Arabisë Saudite në moshën 31-vjeçare pa fituar asnjë.
Lineker kishte të drejtë, me sa duket. /Telegrafi/