Në zonat e pushtuara të Ukrainës në lindje, po mbahet sot një “referendum” për bashkimin me Rusinë.
Sa demokratik është procesi, dëshmojnë pamjet nga kamera e vëzhgimit, e cila tregon procesin e mbledhjes së votave në shtëpitë e banorëve.
Në video shihet një anëtar i komisionit zgjedhor teksa ngjit shkallët e godinës i shoqëruar nga dy ushtarë të armatosur me pushkë.
Here are the “referendums” in eastern Ukraine, folks. Russian occupation forces literally coming to people’s doors, guns in hand, and collecting “votes.” I have had morning shits with more democratic legitimacy. https://t.co/J83P9l3f5o
— Kevin Rothrock (@KevinRothrock) September 23, 2022
“Këto janë ‘referendume’ në Ukrainën lindore. Forcat pushtuese ruse fjalë për fjalë po vijnë në dyert e njerëzve me armë në duar dhe po mbledhin ‘vota’,” shkroi Kevin Rothrock, redaktori i portalit të pavarur rus Meduza, në Twitter, i cili ndau videon.
Perëndimi dhe Ukraina kanë paralajmëruar prej ditësh se ky është një referendum i rremë, qëllimi i të cilit është shpallja e pjesëve të pushtuara si territore ruse.
Ndryshe, autoritet ukrainase kanë raportuar se shumica e popullatës në këto vendbanime kanë refuzuar të marrin pjesë në referendum. /Telegrafi/