Së fundmi është njoftuar se kompania Lexus në fillim të muajit mars në panairin e veturave në Gjenevë do të prezantojë konceptin e saj të ri, por detajet nuk i ka zbuluar.
Herën e parë është publikuar vetëm një fotografi e errët, në të cilën shihej vetëm pjesa e përparme e konceptit të quajtur LF-SA, ndërsa sipas informatave jozyrtare ky koncept mund të jetë veturë e vogël qyteti, transmeton Koha.net.
Kjo në fund doli të jetë e vërtetë dhe kjo është konfirmuar me shfaqjen e këtyre fotografive të para zyrtare.
Pra, para nesh është koncepti tri-dyersh Lexus LF-SA, i cili tregon se si eventualisht mund të duket ‘entry-level Lexus’, më i vogël se CT 200h aktual.
Fjala është për një veturë qyteti, e cila është e kombinuar me dizajnin e një kupe të vogël, Crossover dhe Hatchback, maska e përparme në rënie dhe dritat LED.