Telegrafi

Si dukeshin top listat e këngëve shqiptare nëpër gazeta në vitin 1998

Koha moderne e internetit ka bërë që në kohë reale të kalkulohet gjithçka.

Me evoluimin e internetit ka ndryshuar edhe muzika, dhe tani çdo këngë apo album muzikor, numëron të dhënat në kohë reale se sa herë është dëgjuar.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ekzistuar në vitet 90, dhe atëherë televizionet dhe festivalet ishin dritarja e vetme e artistit për të shprehur talentin e tij.

Sot këngët më të pëlqyera të momentit i gjen të listuara në shumë prej rang-listave botërore si “Spotify”, ‘iTunes”, “Shazam” etj.

Ndërkohë, top-lista të ngjashme gjenden sot edhe në Kosovë dhe Shqipëri, disa në televizione e disa në portale elektronike të ndryshme.

Lexo po ashtu Albumi "Phoenix" i Rita Orës renditet i pari në iTunes në listën e albumeve premtuese

Mirëpo në fakt top-listat kanë një histori mjaft të gjatë në muzikën shqipe, pasi të njëjtat kanë ekzistuar edhe në vitet 90′, vetëm se ndryshe nga tash, aso kohe ato publikoheshin nëpër gazeta.

Në një imazh të shfletuar nga arkivat, Telegrafi sjell disa nga top-listat e një prej gazetave shqiptare të publikuara në vitin 1998.

Kështu dukeshin top-listat e këngëve më të dëgjuara në gazetat shqiptare në vitin 1998 (Foto: Arkiv)

Në atë kohë, këngët më të suksesshme të momentit në festivalin e Këngës në RTSH, zinin më shumë vende në top-listë.

Nga kjo fotografi, vërehet se në javën që është publikuar gazeta, ka qenë këngëtarja Miranda Hashani, ajo e cila kishte kryesuar aso kohe top-listën me këngën “Eja me mëngjesin”, pasuar më pas nga Albërie Hadërgjonaj me këngën “Mirësia dhe e vërteta”, dhe e treta me radhë ishte Manjola Nallbani me këngën “Eja në ëndërr”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Listës nuk i mungojnë as këngëtarët tjerë më në zë të asaj kohe si Agim Poshka, grupet Jericho Walls, Rtimi Rrugës, Elita 5, etj.

Këngëtarët e lartpërmendur duket se ndjejnë nostalgji për kohën kur në mungesë interneti, mënyra e vetme e promovimit të muzikës së tyre ishin mjetet e tilla të informimit si radio, gazetat dhe televizioni. /Telegrafi/