Këngëtaret Dua Lipa dhe Rita Ora mund të konsiderohen lirisht si ndër këngëtaret shqiptare më të famshme në gjithë botën.
Ato kanë bërë krenarë shqiptarët me sukseset e tyre të njëpasnjëshme të cilat po i vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.
Dy këngëtaret janë të lindura në Prishtinë, gjersa karrierën e kanë zhvilluar jashtë trojeve shqiptare, në tregun ndërkombëtar.
Si Rita, ashtu edhe Dua nuk e kanë fshehur asnjëherë prejardhjen, madje me shumë krenari në gati çdo intervistë që janë pyetur, të dyja janë përgjigjur me shumë krenari që vijnë nga Kosova.
Ndonëse kanë kaluar shumë pak vite në Kosovë, te publiku gjithmonë ka ngjallur interes dukja e tyre në fëmijëri.
Një fotografi e cila ka qarkulluar së fundmi në internet, shfaq dy bukuroshet shqiptare me dukjen e tyre në fëmijëri.
Dua (e cila gjendet në të majtë) vërehet qartë se ka qenë një vajzë mjaft çapkëne, ndërsa Ritës nuk i ka munguar asnjëherë buzëqeshja.
Ato njihen mes vete përmes familjarëve, gjersa të takohen me njëra-tjetrën ende nuk u ka rastisur. /Telegrafi/