Site icon Telegrafi

Si babai, ashtu edhe i biri – djali i Suarez e kafshon futbollistin në shpatull duke imituar në mënyrë komike incidentin e famshëm të Botërorit

Luis Suarez, Giorgio Chiellini (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Djali i Luis Suarez është vetëm gjashtë muajsh, mirëpo ngjashmëria e veprimeve të tij me babanë nuk mungon.

Lautaro është fotografuar duke e kafshuar babanë e tij në shpatull dhe duke e përsëritu në mënyrë komike atë që e bëri uruguaiani në Kampionatin Botëror të vitit 2014.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luis Suarez

Sulmuesi i Barcelonës e ka festuar titullin e La Ligas me katalunasit, të cilët këtë fundjavë u shpallën kampionë të Spanjës për të 26-të herë pas fitores ndaj Levantes.

(Foto: Twitter/GiveMeSport Football)

Ndërsa djali i tij ka marrë vëmendjen pasi në rolin e një ‘mini-Suarezi’ i ka vënë në pah se i ka trashëguar disa prej shprehive të babait.

Derisa futbollisti po e mbante në krah në Camp Nou, Lautaro shihet qartë teksa ka tentuar ta kafshojë 32-vjeçari, njësoj siç kishte bërë ai para pesë vitesh kur e kafshoi Giorgio Chiellinin. /Telegrafi/

Exit mobile version