Telegrafi

Si rrallëherë liqeni i Badocit arrin nivelin maksimal me ujë

Këto ditë të reshurat e shiut kanë bërë që në disa zonë të Kosovës të ketë vërshime të mëdha, por të reshurat e shiut kanë edhe anën pozitive, pasi në liqenin e Badocit është arritur niveli maksimal kapërderdhës.

Në disa postime në rrjetin social në Facebook të Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është bërë e ditur se nga të reshurat e shiut është arritur niveli maksimal i ujit në liqenin e Badovcit.

“Lajm fantastik, liqeni i Badocit pas një periudhe të gjatë, arriti nivelin maksimal kapërderdhës”, thuhet në postimin Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Ndryshe, një nga komunat e cila është përballë me situatë të rënduar pas të reshurave të shumta është Vushtrria.

Lexo po ashtu Ndërpritet procesi mësimorë për dy ditë në Vushtrri për shkak të vërshimeve

Si rrjedhojë e situatës së krijuar  të enjten dhe të premten nuk është mbajtur procesi mësimor në këtë komunë./Telegrafi/