Telegrafi

Si arriti Milani që nga shitja e Tonalit të financonte një revolucion në skuadër – pas largimit të italianit u afruan gjashtë lojtarë

Shitja e Sandro Tonalit te Newcastle United i ka lejuar Milanit të zbatojë një strategji të qartë në afatin kalimtar të verës, ku ata tashmë kanë nënshkruar me gjashtë lojtarë.

Kuqezinjtë e shitën mesfushorin 23-vjeçar italian te Newcastle për 80 milionë euro në total në fillim të këtij muaji, një lëvizje që nuk e pritën mirë tifozët ëe klubit nga kryeqyteti i Lombardisë.

Në ditët pas shitjes së Tonalit, gjërat dukeshin paksa të vështira për Milanin, veçanërisht pas shkarkimit të Paolo Maldinit dhe Frederic Massara. Tre javë më vonë, është një histori tjetër.

Lexo po ashtu Tonali theu rekorde të shumta me kalimin te Newcastle

Gazzetta dello Sport detajojnë se si Milani nuk ka humbur kohë për të zbatuar strategjinë e tyre verore pas shitjes së Tonalit, duke marrë tashmë gjashtë lojtarë – Marco Sportiello, Luka Romero, Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek, Tijjani Reijnders dhe Noah Okafor.

Samuel Chukëueze pritet të mbërrijë nga Villarreali javën e ardhshme, duke e çuar totalin e nënshkrimeve të klubit deri më tani në shtatë këtë verë.

Lexo po ashtu "Dua të bëhem legjendë", katër rastet kur Tonali deklaroi publikisht se nuk do të largohej kurrë nga Milani

Synimi ka qenë marrja e lojtarëve të rinj, por jo të papërvojë, duke i lejuar ata të konkurrojnë për kreun e Serie A./Telegrafi/