Kim Kardashian mbetet një nga njerëzit më me ndikim në industrinë e argëtimit, por edhe asaj ia kishte vjedhur zemrën Johnny Depp në rininë e saj.
Kim, ndoshta më e famshmja e familjes Kardashian, ka miliona ndjekës dhe ka ndërtuar markën e saj miliarda dollarëshe.
Megjithatë, duke pasur parasysh bujën rreth Depp dhe padinë e tij për shpifje kundër Amber Heard, një intervistë e dhënë nga Kardashian në vitin 2020 është kthyer në qendër të vëmendjes.
“Unë isha e fiksuar pas Johnny Depp kur isha adoleshente”, tha Kardashian për Daily Life të Australisë.
“Mendova se ai ishte shumë i nxehtë. Ai ishte i mrekullueshëm dhe veçanërisht kur ishte me Winona Ryder dhe më pas me Kate Moss. Më pëlqente të shikoja çiftet dhe të pyesja veten se çfarë ishte ajo që i tërhiqte ata tek njëri-tjetri”.
“Unë nuk shkova pas djemve të ‘këqij’ si rregull i përgjithshëm dhe kurrë nuk shkova pas djemve të ‘ndejave’, por sigurisht që isha e tërhequr fizikisht nga Johnny Depp“.
Ndërkohë që Kardashian ishte e martuar me reperin Kanye West në atë kohë, dyshja tani janë ndarë.
Ylli i “The Kardashians” tashmë është në një lidhje me komedianin Pete Davidson. /Telegrafi/