Telegrafi

Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha marrin vëmendje në klipin e ri me veshjen tradicionale të Rugovës

Foto: Instagram

Këngëtaret e njohura, Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Salihu, janë në përgatitje të një videoklipi të re.

Nënë e bijë duket se kanë nisur xhirimet për klipin e radhës dhe kësaj herë do të vijnë shumë më ndryshe.

Ato kanë publikuar disa fotografi në rrjete sociale, në të cilat marrin vëmendje me veshje tradicionale.

Engjëllusha Salihu (Foto: Instagram)

Artistët shfaqen me ‘Veshjen e Rugovës’, gjersa u komplimentuan tejet shumë edhe për këtë pamje.

Lexo po ashtu “Na vijn ditë ma t'mira” - thonë Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Salihu në këngën e re

“Veshja e Rugovës, ndër më të bukurat që kam parë. Pjesë nga klipi i ri në bashkëpunim me mamin”, ka shkruar Salihu.

Megjithatë, ato nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme se kur do të lansohet ky projekt.

Të njëjtat admirohen në masë të madhe nga publiku, të cilat edhe këtë verë kanë qenë prezentë në dasma e ahengje të ndryshme. /Telegrafi/