Site icon Telegrafi

‘Shurdhohen’ bilbilat e ultrasve të Interit – autoritete vendosin që tifozëve zikaltër tu ndalen fishkëllimat

30,000 bilbila janë dhënë kot, pasi ultrasit e Interit janë njoftuar se atyre iu ndaluan t’i përdorin ato kundër sulmuesit të Romës, Romelu Lukaku.

Sulmuesi 30-vjeçar belg kishte zhvilluar bisedime me Juventusin, ndërsa Nerazzurrët po përpiqeshin të negocionin një marrëveshje të re huazimi me Chelsean, një lëvizje që shkaktoi menjëherë një thyerje mes lojtarit dhe tifozëve.

Juventusi nuk mund ta përballonte Lukakun dhe ai përfundimisht u drejtua te Roma në formë huazimi dhe është gati për t’u përballur me Interin si kundërshtar.

Lexo po ashtu Pa pankarta, por 30 mijë bilbila presin Lukakun në San Siro

Pas një fillimi të shkëlqyeshëm nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke shënuar 8 gola në 10 ndeshje, ai tani do të startojë kundër Interit në “Giuseppe Meazza”.

Më herët sot, mediat italian detajuan sesi ultrasit e Interit të Curva Nord shpërndanë rreth 30,000 bilbila për t’u përdorur kundër Lukakut, duke i dhënë atij një ‘mirëpritje’ të ftohtë në San Siro.

Ultras lëshuan një deklaratë në Instagram sot, duke konfirmuar se atyre u ishte ndaluar përdorimi i këtyre bilbilave.

“Edhe më shumë abuzim. Bilbilat u ndaluan!!! 10,000 në Firence ishte ‘ok’ dy vjet më parë. Ligji nuk është i njëjtë për të gjithë”, shkruan ultasit.

Lexo po ashtu Beppe Marotta: Interi i shfaqi Lukakut respekt dhe besim

Ndeshja në fjalë ishte mes Fiorentinës dhe Juventusit në mars të vitit 2022, kur tifozët e Violës fishkëllyen rikthimin e Dusan Vlahovicit që kishte kaluar te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version