Telegrafi

Shumica janë bartës të sëmundjeve si HIV/AIDS, sifilizi,… – spitali në Ukrainë refuzoi trajtimin e dhjetëra mercenarëve të Wagner

Deri në 300 mercenarë nga kompania mercenare ruse Wagner Group u sollën në një spital të qytetit në Yuvileine, Luhansk Oblast, por mjekët atje kanë refuzuar t’i trajtojnë ata, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës në Facebook më 29 janar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shtabi i Përgjithshëm tha në raportin e tij të rregullt të mëngjesit se mjekët në Yuvileine refuzojnë të ofrojnë ndihmë mjekësore për mercenarët Wagner për faktin se shumica e tyre janë bartës të sëmundjeve të tilla si HIV/AIDS, sifilizi, tuberkulozi dhe pneumonia.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm, rusët po shndërrojnë në mënyrë aktive spitalet në territoret e pushtuara në spitale ushtarake.

Ndërkohë banorëve të zonës po u refuzohet ndihma mjekësore, për faktin se spitalet janë plot me pushtues të plagosur.

Ndërkohë është raportuar se Grupi Wagner po rekrutonte shumë nga mercenarët e tij nga burgjet ruse.

Dhe pretendohet se shumë prej të dënuarve janë të infektuar me sëmundje të rënda infektive, përfshirë HIV/AIDS.

Shërbimi për shtyp i Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës thotë se Wagner i shënon këta të dënuar me shirita dore – të kuqe për HIV dhe të bardhë për hepatit. /Telegrafi/