Site icon Telegrafi

Shumica e jahteve në Mal të Zi janë në pronësi të rusëve

Nga numri i përgjithshëm i jahteve të regjistruara në Mal të Zi, shumica e këtyre anijeve luksoze janë në pronësi të rusëve, 118 sosh, pasuar nga qytetarët e Serbisë me 117, sipas të dhënave të fundit nga Drejtoria e Sigurisë Detare dhe Menaxhimit të Porteve.

Administrata për Kadastër dhe Pronë Shtetërore i tha Forbes Montenegro se ata nuk janë në dijeni se ka shtetas rusë që janë nën sanksione mes pronarëve të jahteve në Mal të Zi.

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Mali i Zi iu bashkua të gjitha masave kufizuese të miratuara nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë dhe një numri të qytetarëve të saj.

Në regjistrin e jahteve deri në muajin gusht të këtij viti janë regjistruar 419 anije luksoze, nga të cilët 48 janë të shtetasve malazezë.

Në raportin për punën e Administratës së Sigurisë Detare për vitin 2022, thuhej se tarifa totale për regjistrimin e jahteve në regjistër ishte 38,823 euro.

Tarifa për vazhdimin e certifikatës ishte 15088 euro, fshirja e jahteve nga regjistri 900 euro dhe për kontrollin teknik 16387 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version