Site icon Telegrafi

I shumëkërkuari Depay, shtatë skuadra e duan atë

Mesfushori ofensivë, Memphis Depay pritet të jetë njëri nga lojtarët e parë që do të largohet nga Manchester United.

Edhe pse është pritur shumë nga ai, holandezi nuk ka arritur t’i tregojë aftësitë e tij në United.

Me ardhjen e Jose Mourinhon, hapësirat për të janë bërë edhe më të vogla kështu që Depay do të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja angleze ‘Daily Express’, shtatë skuadra të ndryshme evropiane po e duan holandezin.

22-vjeçari ka dy oferta nga Liga Premier ku po kërkohet nga Sunderland dhe Everton që llogaritet si favorite për transferimin e tij.

Ndërkohë në Serie A, ish-anëtari i PSV Eindhoven është në listën e transferimeve të gjigantëve italian si Roma, Juventus e Milan.

Spartak Moska është një tjetër opsion për ‘tulipanin’ ashtu siç po e kërkon edhe Wolfsburg.

Kujtojmë që United për ta lënë të lirë holandezin po kërkon rreth 20 milionë funte. /Telegrafi/

Exit mobile version