Manchester United, Chelsea dhe Arsenal përballen me lëndime të mëdha, kur kanë mbetur edhe 11 ditë që të fillon Liga Premier.
Në fakt, një mori talentesh të mëdhenj do të mungojnë për shkak të dëmtimit, ku disa prej tyre janë të trashëguar, e disa janë marr gjatë miqësoreve parasezonale.
Duke i llogaritur këto gjëra, The Sun Sport, ka formuar një formacion duke i vendosur yjet e dëmtuar.
Portieri dhe mbrojtja
Në portë, Ralf Fahrmann, që vuajtur nga probleme muskulore që nga maji.
Në mbrojtës, Eric Bailly, Antonio Rudiger dhe mbrojtësi i Arsenalit, Rob Holding. Në krahë janë Hector Bellerin dhe Charlie Daniels.
Mesfusha
Mesfusha vjen me tre, ku dyshja e Chelseat, Ruben Loftus-Cheek dhe N’Golo Kante, do të humbasin hapjen e edicionit.
Me këta dy është ylli i Liverpoolit, Naby Keita.
Sulmi
Në sulm janë Callum Hudson-Odoi dhe Alexandre Lacazette.
Sulmuesi i Chelseat mungon që nga edicioni i kaluar kur pësoi lëndim, ndërsa francezi mori një goditje të madhe, pasi u largua i lënduar në minutën e 13-të. /Telegrafi/