Telegrafi

“Shumë të rinj në skuadër, krenar me ekipin” – heroi i Liverpoolit iu jep merita të gjithëve për trofeun

Virgil van Dijk ishte krenar me ekipin e Liverpoolit, ndërsa vet  shënoi golin vendimtar në kohën shtesë për t’i siguruar një fitore me rezultat 1-0 ndaj Chelsea në finalen e Carabao Cup.

Kur u pyet për fitoren pas ndeshjes, ai meritat ia dha skuadrës, që kishte shumë të rinj sot.

“Kaq shumë. Të gjithë djemtë e rinj në fushë, nëse shihni kohën shtesë, është e pabesueshme. Jam shumë krenar për ekipin”.

“Një lojë intensive nga të dyja palët, ata patën raste, ne patëm raste dhe [është] mahnitëse. Trofeu i parë si kapiten i Liverpoolit – është e gjitha për tifozët, kështu që le ta shijojmë”.

“Ju duhet të shijoni gjithmonë momentet e mira dhe kjo është padyshim një prej tyre. Ne kurrë nuk do t’i marrim këto gjëra si të mirëqena, ne jemi shumë, shumë të bekuar dhe e shihni edhe sot se mund të ishte ndryshe, mund të kishim humbur…”.

“Ne e bëmë punën tonë, me të gjitha problemet që kishim para ndeshjes dhe gjatë saj – dhe po, jam shumë krenar. Jam gjithmonë krenar që jam pjesë e këtij klubi, por veçanërisht krenar për të gjithë ata që luajtën rolin e tyre, kështu që është e gjitha meritë e ekipit”, ka thënë Van Dijk. /Telegrafi/