Site icon Telegrafi

Shumë të kërkuar, DJ PM dhe DJ Dagz tejet të angazhuar gjatë verës

DJ Dagz dhe DJ PM kanë publikuar kohët e fundit bashkëpunimin me Elinelin.

“Gangsta” pati sukses të madh, madje edhe ndërkombëtar, duke u pëlqyer nga atleti i pensionuar, xhamajkieni Usain Bolt.

Kjo si dhe projektet e reja kanë bërë që dyshja të kërkohet mjaft shumë në mbrëmjet argëtuese si ngjarjet e ndryshme.

Artistët për Telegrafin kanë treguar se deri më tani janë të angazhuar në mbi 25 mbrëmje të ndryshme anembanë trojeve shqiptare.

“Jemi të angazhuar në shumë ngjarje, mbrëmje dhe koncerte të ndryshme. Madje, kemi raste kur do të kemi dy performanca brenda një dite”, ka zbuluar dyshja më e kërkuar, të cilët do të jenë të angazhuar në pothuajse vendet ku flitet shqip.

Lexo po ashtu Usain Bolt përgëzon Elinel, DJ Dagz dhe PM për projektin e tyre të ri “Gangsta”

Theksojmë se pa kaluar një javë, kënga e fundit e tyre është shikuar rreth gjysmë milion herë në YouTube.

Ndryshe, pos angazhimeve të shumta DJ-të kanë treguar se janë duke punuar edhe në projekte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version