Telegrafi

Më shumë se 8700 civilë të vrarë në Ukrainë – mesin e tyre mbi 400 fëmijë

Më shumë se 8700 civilë të vrarë në shtetin ukrainas që nga viti i kaluar kur filloi pushtimi rus.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka shënuar ditën e 500-të të luftës në Ukrainë duke ndarë disa statistika tronditëse për konfliktin.

Ministria britanike ka njoftuar se më shumë se 700 sulme ndaj objekteve mjekësore dhe punonjësve shëndetësorë janë regjistruar.

Lexo po ashtu Zelensky viziton 'ishullin e lirë' të Ukrainës për të shënuar 500 ditët e luftës kundër rusëve

Të paktën 8,766 civilë janë vrarë, shtoi ai, duke cituar Kombet e Bashkuara.

Qeveria britanike gjithashtu thekson se mesin e viktima ishin më shumë se 400 fëmijë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2024 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/