Site icon Telegrafi

Më shumë se 10 milionë ukrainas pa energji elektrike

Më shumë se 10 milionë banorë të Ukrainës kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e sulmeve nga raketat ruse.

Kështu ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij video, transmeton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

“Eliminimi i pasojave të një sulmi tjetër raketor kundër Ukrainës vazhdon gjatë gjithë ditës… Përsëri, ka edhe ndërprerje emergjente përveç atyre të planifikuara, stabilizuese. Aktualisht, më shumë se 10 milionë ukrainas janë pa energji elektrike”, citohet të ketë thënë Zelensky.

Sipas tij, shumica e tyre janë në rajonin Vinnytsia, rajonin Odesa, rajonin Sumy dhe Kiev.

“Ne po bëjmë gjithçka për të normalizuar furnizimin”, ka shtuar ai.

Siç raportoi Ukrinform, më 17 nëntor, Drejtori Ekzekutiv i DTEK, Dmytro Sakharuk tha se deri në 40% e konsumatorëve janë aktualisht pa energji elektrike për shkak të dëmtimit në shkallë të gjerë në objektet energjetike.

Si pasojë, në disa zona nuk do të ketë furnizim me energji elektrike për disa ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version