Telegrafi

Shumë pak investohet në gazetarinë hulumtuese në Maqedoni

Monitorimi i 10 mediumeve në Maqedoni ka nxjerrë rezultat zhgënjyes për nivelin e informimit dhe zbulimit të së vërtetës nga mediat.

NVO Info Centar, BIRN dhe Qendra për komunikime me qytetarët ka monituruar 10 media dhe 270 tekstet të tyre me karakter hulumtues dhe analistik.

”Më shumë hulumtohet për tema ekonomike dhe politike. Më pak ka tekste për hulumtim të korrupsionit, shëndetësisë dhe gjyqësisë” thuhet në raportin e prezentuar sot nga NVO Info Centar, BIRN dhe Qendra për komunikime me qytetarët.

Përndryshe, ka rritje të lehtë të teksteve hulumtuese prej 0.4% nga viti i kaluar. /Telegrafi/