Telegrafi

Shumë oferta për yllin e ri të Gjermanisë

Karriera e mbrojtësit gjerman, Jonas Hector ka ndryshuar rrënjësisht pas kampionatit evropian.

Mbrojtësi i majtë është pjesë e skuadrës gjermane Koln, por ai zuri një vend në formacionin bazë të Gjermanisë.

E paraqitjet e mira në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, ia kanë ndryshuar jetën mbrojtësit anësorë.

Kështu lojtari pritet të largohet nga Koln në drejtim të një skuadre më të madhe ku do të fitojë edhe dukshëm më shumë para.

Lexo poashtu:

Liverpooli i pakënaqur me çmimin e Jonas Hector

Sipas medieve gjermane, Jurgen Klopp e dëshiron lojtarin nën urdhrat e tij në Liverpool.

26-vjeçari kërkohet me ngulm edhe nga dy ekipet gjermane Wolfsburg dhe Schalke, ndërsa në Angli interesohet edhe Tottenham Hotspurs.

Koln do ta lë të lirë të largohet yllin e saj në rast se vije në adresë të tyre një ofertë mbi 25 milionë euro. /Telegrafi/