Kosova do të jetë nikoqire e Çekisë në Fadil Vokrri më 7 shtator, në ndeshjen vendimtare të Grupit A.
Dardanët në këtë takim janë të hendikepuar pa pesë futbollistë titullar dhe kjo e bënë me kokëdhimbje përzgjedhësin Bernard Challandes.
Milot Rashica, Herolind Shala, Arbër Zeneli, Hekuran Kryeziu e Benjamin Kololli janë mungesat e mëdha të Kosovës.
Telegrafi ju sjell formacionin e mundshëm të Kosovës për këtë takim, edhe pse gjithçka mund të ndërrohet nga tekniku zviceran Bernard Challandes që e ka të drejtën ekskluzive për të vendosur për lojtarët që do të luajnë.
Në portë pritet të jetë portieri i talentuar Arijanet Muric, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Mërgim Vojvoda në të djathtë, Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti në qendër, e në krahun e majtë ka balotazh mes Florent Hadërgjonajt që është më i favorizuar para Leart Paqaradës.
Idriz Voca pritet të jetë në qendër të mesfushës dhe pret partnerin e tij që është njëri mes Anel Rashkajt dhe Besar Halimit.
Valon Berisha, Bersant Celina dhe Edon Zhegrova do të jenë treshja mbrapa sulmuesit të vetëm Vedat Muriqi. /Telegrafi/
Formacioni i mundshëm i Kosovës:
Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj (Paqarada), Voca, Rashkaj (Halimi), V. Berisha, Celina, Zhegrova, Muriqi.