Telegrafi

Shumë klube të mëdha pas Dest, por lojtari po prish planin e Barcelonës

Barcelona është e detyruar që në këtë afat kalimtar të lirohet nga disa futbollistë për shkak të problemeve financiare.

Një nga ata që kanë kërkesa në këtë moment është mbrojtësi i krahut të djathtë, Serginho Dest.

Për amerikanin interesohen klube kryesore të Evropës si Bayern Munich, Chelsea dhe Atletico Madrid.

Barcelona nga ana e saj është e gatshme të ulet dhe të bisedojë të ardhmen e lojtarit.

Por, vetë Dest ndihet i lumtur në Katalonjë dhe aktualisht kërkon të qëndrojë me çdo kusht te katalanasit, duke prishur në këtë formë edhe planet e klubit.

Koha për krerët e klubit po kalon ditë pas dite, ndërsa ata po bëjnë të pamundurën për të hequr nga detyrimet edhe lojtarë si Filippe Coutinho dhe Samuel Umtiti. /Telegrafi/